MENU
klinika

Roja konstatoi materialin shpërthyes dhe detonatorin

Eksplozivi në Mamurras në objektin e një kantine vere

06.07.2023 - 12:43

Detaje të reja për eksplozivin e gjetur në Mamurras. Burime nga policia bënë me dije për “BalkanWeb” se një sasi e vogël e dyshuar lëndë plasëse është gjetur në dyert e një kantine vere.

Lënda plasëse është konstatuar nga roja i objektit prapa godinës së kantinës. Bëhet fjalë për një lëndë plasëse artizanale, bidon amonit malor i përzier me naftë, teksa roja ka konstatuar dhe një kapsollë detonatorë me një fitil të pandezur.

Nuk dihen motivet e kësaj ngjarjeje, nëse kemi të bëjmë me një paralajmërim, apo dështim të qëllimit të autorëve të vendosjes së lëndës plasëse.

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes po këqyr kamerat dhe vijon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të incidentit. Në pyetje është marrë roja si dhe pritet dëshmia e pronarëve të kantinës.

Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin