MENU
klinika

“Ka 10 ditë afat”

Al Khelaifi sulmon Mbappe. Në Paris bëjnë llogari pa “gjelin”,

06.07.2023 - 12:49

Në 10 vitet e fundit në Paris kanë zbarkuar trajnerët më të mirë në qarkullim, nga Ancelotti te Tuchel, Pochettino, etj, por përfundimi ka qenë thuajse i njëjtë në çdo rast, ka munguar ajo që presidenti Al-Khelaifi e kërkon me ngulm, Champions League. Bosi i PSG shpreson që me Luis Enrique në stol përfundimi të jetë ndryshe, por situata nuk duket shumë premtuese. Ende pa filluar mirë punën, që në ditën e parë të prezantimit, tekniku spanjoll dhe presidenti Al-Khelaifi u “bombarduan” me pyetje në lidhje me Kylian Mbappe.

Pas vetëm një viti, numri një i klubit ishte i detyruar të jepte sërish shpjegime në lidhje me të ardhmen e sulmuesit francez, në një kohë kur Mbappe futet në vitin që i përfundon kontrata dhe ka bërë me dije se nuk ka ndërmend të rinovojë. Kjo qasje e Mbappe ka tërbuar sheikun Al Khelaifi i cili kaloi në sulm duke ia bërë të qartë Mbappes, rinovo ose largohu:

“Nuk mund të humbasim falas lojtarin më të mirë në botë. Jam shumë i zhgënjyer, por nëse dëshiron të largohet porta është e hapur. I jap maksimumi 2 javë për të vendosur. Largimi i tij me kosto zero do të ishte një humbje e madhe për klubin. Klubi është më i madh se kushdo, askush nuk është mbi klubi, madje as unë”, u shpreh Al Khelaifi gjatë prezantimit të Luis Enrique. Largimi i mundshëm i Mbappe hap skenarë të rinj në Paris. Drejtuesit e klubit do të jenë të detyruar të lëvizin në merkato për të gjetur një pasues. Victor Osimhen dhe Kolo Muani janë dy emrat e parë në listën e dëshirave.

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin