MENU
klinika

Dënimi në Europë prish planet e bardhezinjve

Juventus me sytë nga UEFA

06.07.2023 - 13:20

Pas kualifikimit në Conference League me vendin e shtatë në Serie A, Juventusi pret fatin e tij, më saktë vendimin e UEFA-s. Bardhezinjtë janë në pritje të dënimit europian, pas shkeljeve të bëra, që çuan në penalizimin me zbritje pikësh në Serie A.

Tani janë në pritje të një vendimi të UEFA-s, që mund t’i skualifikojë nga kupat europiane për një vit. Por ajo që e shqetëson Juventusin janë kohët teknike. Gjyqtarët po analizojnë dokumentacionet, por koha është e shkurtër dhe rreziku që të mos arrihet një dënim deri në mes të korrikut është mjaft konkret, gjë që do ta shtynte skualifikimin për sezonin e ardhshëm, 2024-2025.

Siç shkruan “Gazzetta dello Sport”, javën e ardhshme duhet të merret një vendim, me parashikimin që tashmë dihet: skualifikimi nga Conference League.

Afati është data 14 korrik, nëse do të dilej përtej këtij limiti, gjithçka do të shtyhej për sezonin pasardhës, duke qenë se nuk do të kishte kohë teknike për ankimim në CAS. Pra, gjykimi final në Lozanë do të shkonte përtej datës së shortit të Conference League, i planifikuar për më 7 gusht.

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin