MENU
klinika

Merkato e verës

Muçolli kalon në Suedi, firmos me fituesit e 2 Kupave UEFA

06.07.2023 - 13:23

Në merkaton e verës janë të përfshirë edhe futbollistët e Kombëtares shqiptare. Një prej tyre ka ndërruar skuadër. Fjala është për Arbnor Muçollin, i cili nga skuadra e kategorisë së dytë daneze Vehle, kalon në në elitën e futbollit suedez me IFK Goteborg.

Mesfushori shqiptar është prezantuar te 18 herë kampionët e Suedisë me 23-vjeçarin që ka nënshkruar një kontratë 3-vjeçare. Në sezonin e fundit, Muçoli shënoi 7 gola, paraqitje që kanë bindur drejtuesit e IFK Göteborg që t’i ofrojnë një kontratë mesfushroit kuqezi.

Vetë lojtari ka falënderuar klubin e Velje, duke i qenë mirënjohës që i hapi dyert kur ai ishte i ri dhe e ndihmoi në formimin e tij si futbollist.

“Erdha si djalë i vogël, e sot jam një njeri me shumë përvojë. Kam fituar shumë eksperiencë përgjatë më shumë se 10 viteve në Vejle. U jam përjetësisht mirënjohës për të gjithë mbështetjen dhe dashurinë që kam marrë gjatë kohës sime te Vejle. Kam takuar shumë njerëz të mrekullueshëm që nuk do t’i harroj kurrë. Ka qenë një nder i madh për mua që kam qenë në gjendje të vesh fanellën e kuqe dhe të luaj për një klub kaq tradicional në Danimarkë” – shkruan ndër të tjera Muçolli në postimin e tij në Intsagram.

Mesfushori largohet si një lojtar i lirë dhe shkon te një tjetër skuadër me traditë, pasi Göteborgu ka arritur të fitojë edhe 2 herë Kupën UEFA.

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin