Më 6 korrik të vitit 1943, u vranë nga forcat fashiste, Margarita dhe Kristaq Tutulani.
Kristaqi, 24 vjeç dhe Margarita, 19 vjeçe, lanë studimet jashtë vendit dhe u kthyen për të luftuar për çlirimin e atdheut. Motër e vëlla ranë dëshmorë në Gosë të Kavajës.
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave (DPA) kujton se dy heronjtë kishin lindur në Berat. Margarita e Kristaqi ishin nipër të Dhimitër Tutulanit, politikan shqiptar dhe një prej firmëtarëve të Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë, si dhe bijtë e Miltiadh Tutulanit, që shërbeu si Ministër Finance në vitin 1930. Nga ana e nënës, ishin pasardhës të Sotir Kolesë, një folklorist, diplomat dhe aktivist i Rilindjes Kombëtare.
Pas Luftës së Dytë Botërore, regjimi komunist i shpalli Heronj të Popullit.