MENU
klinika

Kur nis puna?

Projekti pilot për ndërtimin e rrjetit të gazifikimit në Shqipëri

07.07.2023 - 14:08

Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev, në një konferencë për shtyp së bashku me Presidentin e Shqipërisë Bajram Begaj, nënvizoi se është përzgjedhur projekti pilot për ndërtimin e rrjetit të gazifikimit në Shqipëri.

Aliyev u shpreh se gjithçka po shkon sipas planifikimit dhe në fund të vitit do të ketë një studim fizibiliteti.

Më pas deklaroi se do të jetë gati për të nisur puna për ndërtimin e këtij projekti.

“Një pikë tjetër e diskutimit është projekti i gazifikimit të Shqipërisë dhe është përzgjedhur një projekt pilot.

Gjithçka po shkon sipas planifikimit dhe në fund të vitit do të kemi një studim vizibiliteti në lidhje me këtë dhe mendoj se pas kësaj do të fillojmë menjëherë me investimin në Shqipëri për të ndërtuar një rrjet të shpërndarjes së gazit.

Gjithashtu diskutuam se si të zgjerojmë infrastrukturën tonë nga Shqipëria në vendet e tjera fqinje.

Jam i kënaqur që kemi ambasadën tonë në Tiranë, që ishte një vendim i marrë gjatë vizitës time në Shqipëri. Kemi një vullnet të fortë politik për të vazhduar këtë lidhje dhe të gjitha këto marrëveshje janë duke u përmbushur. Me këtë vizitë të zotit president, ku kemi rënë dakord për takime të rregullta dhe të shikojmë se çfarë është kryer”, tha ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Takimi “Strategjia e specializimit inteligjent në Shqipëri (S3)”

Gazifikimi i Korçës, Balluku: Në muajt e ardhshëm do të kemi një projekt konkret