MENU
klinika

Lista e Champions League

Partizanit i mungon afrimi i verës dhe dy titullarët

07.07.2023 - 15:45

Partizani do luajë kundër BATE Borisov në turin e parë kualifikues të Champions League. Më 11 korrik në “Air Albania”, duke nisur nga ora 20:45 kampionët e Shqipërisë do kërkojnë të shkojnë në ndeshjen e kthimit në Hungari me një rezultat të mirë, teksa UEFA ka treguar edhe listën e lojtarëve të regjistruar nga trajneri Zoran Zekic.

Në 22 emrat e renditur në UEFA, mungon afrimi i fundit, Gjelbrim Taipi dhe Matondo e Rexhepi. Në portë të gatshëm do jenë Hoxha dhe Qirko, teksa në mbrojtje bie në sy një prapavijë pa shumë eksperiencë.

Në mesfushë janë afrimet e verës, si Mehmeti dhe Grezda, teksa në sulm edhe Keko, së bashku me lojtarët që ishin edhe sezonin e fundit.

Lista për Champions League:

Portierët: Alban Hoxha, Pano Qirko

Mbrojtësa: Atanaskoski, Preka, Buxhelaj, Sota, Saliu, Hadroj

Mesfushorët: Zekolli, Mehmeti, Grezda, Maguette, Telushi, Murataj, Bilalli, Rrapaj

Sulmues: Selmani, Keko, Cara, Mensah, Da Silva, Mba

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin