MENU
klinika

UEFA i dërgon 4 variante FSHF-së!

Pritet shtimi i skuadrave në Superligë

07.07.2023 - 15:46

Federata Shqiptare e Futbollit ka në plan të ndryshojë formatin e Superligës, kjo duke shtuar numrin e skuadrave. Departamenti i Garave në FSHF organizoi këtë të premte një mbledhje me Drejtorët Sportivë të 10 klubeve të Superligës.

Fokusi i kësaj mbledhjeje ishte te propozimet mbi ndryshimin e mundshëm të formatit të garës. Për të rritur më shumë nivelin e garës, shikueshmërinë, të ardhurat nga të drejtat televizive e marketing, si dhe për ta bërë kampionatin sa më tërheqës dhe interesant, Federata Shqiptare e Futbollit i ka kërkuar disa javë më parë Departamentit të Garave në UEFA të sjellë disa propozime se si kampionati mund të ndryshojë në vijim.

Zyrtarët e UEFA-s kanë sjellë në FSHF katër variante, teksa këto janë diskutuar sot me Drejtorët Sportivë të 10-të klubeve në Superligë. Nesër kreu i FSHF-së, Armand Duka do të presë në ambientet e ‘Shtëpisë së Futbollit’ 10 presidentët e klubeve të këtij kampionati, për të diskutuar këto propozime.

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin