Forca të shumta policore kanë zbarkuar në zonat e Niklës dhe të Tapizës sërish mëngjesin e sotëm.
Sipas burimeve në aksion marrin pjesë disa grupe të FNSH dhe të Shqiponjave.
Aksioni mësohet po vijoj në kuadër të kontrolleve për kapjen e personave me precedentë penal dhe të shpallur në kërkim.
Raportohet se më shumë se 100 efektivë kanë rrethuar zonat që prej orës 5 e mëngjesit të sotëm dhe po kontrollohen banesa e biznese ku dyshohet se mund të fshihen kontigjent kriminal.
Një ditë më parë u zhvillua një aksion i ngjashëm në zonë, ku u shoqëruam disa persona.
Kujtojmë se aksionet vijnë në vazhdën e kontrolleve pas ngjarjes së disa ditëve më parë në Larushkë ku si pasojë e një atentati mbeti i vrarë 29-vjeçari Ramazan Sino ndërsa u plagosën dy nipërit e tij, fëmijët e Gentjan Bejtjas.