MENU
klinika

Tensionet Kosovë-Serbi

Escobar: Zgjidhja e vetme, plani trepikësh BE-së

08.07.2023 - 10:25

I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka komentuar tensionet mes Kosovës dhe Serbisë, në prag të konferencës ndërkombëtare në Dubrovnik.

Teksa ka komentuar situatën në Kosovë, Escobar është shprehur se zgjidhja më e mirë për daljen nga kriza është që Beogradi dhe Prishtina, është të pranojnë planin trepikësh të prezantuar nga Bashkimi Evropian.

I pyetur se cilat do të jenë pasojat nëse Serbia dhe Kosova nuk i plotësojnë kërkesat e bashkësisë ndërkombëtare për të deeskaluar situatën në veri të Kosovës, Escobar tha se të dyja vendet do të humbasin mundësi të shumta.

“Ne kemi indikacione pozitive se presidenti serb, Aleksandar Vuçiç është i gatshëm ta pranojë, por kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duhet të bindet pak më shumë. Shpresojmë që Kurti në një moment të përmbushë kërkesat evropiane dhe amerikane. Pasojat nuk janë masa ndëshkuese, por janë mundësi të humbura për të dyja vendet nëse refuzojnë propozimin për dalje nga kriza, Partneriteti ynë me Kosovën është partneritet me popullin e Kosovës, jo me një parti apo figurë politike. Përkushtimi ynë ndaj KFOR-it dhe investimi në të ardhmen e Kosovës mbetet i fortë”, tha ai.

Opozita kërkon shkarkimin e kryeministrit

Kaos në Parlamentin serb, deputetët godasin njëri-tjetrin!

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin