09.07.2023 - 11:24
E ardhmja e Samuel Umtiti duket se do të jetë në Itali.
Pas sezonit të fundit te Leçe ku ishte në formë huazimi nga Barcelona, francezi vendosi që të mbyllte bashkëpunimin edhe me klubin që kishte në pronësi kartonin e tij, pra me katalanasit.
Kështu, mbrojtësi aktualisht është një lojtar i lirë që mund të firmosë me cilindo klub që ai pëlqen.
Mediat italiane bëjnë me dije se Hellas Verona ka shfaqur interes për 29-vjeçarin dhe në ditët në vijim klubi mund të bëjë lëvizje konkrete për t’i dhënë trajnerit Marko Baroni.