MENU
klinika

Çështja Beleri dhe marrëdhëniet Shqipëri-Greqi

‘Shkrihen akujt’/ Rama takim me Mitsotakis në Vilnius

10.07.2023 - 10:23

Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama do të niset drejt Lituanisë ku do të marrë pjesë në samitin e NATO-s. Gjatë qëndrimit në Vilnius, Rama pritet të zhvilloj një takim me homologun e tij grek Kyriakos Mitsotakis.

Takimi pritet të fokusohet te marrëdhënia dypalëshe dhe çështja për Fredi Belerin, i cili ndodhet që prej 12 majit në qeli pasi akuzohet për blerje votash.

Që prej arrestimit të tij Athina zyrtare ka kërkuar lirimin e kryebashkiakut të Himarës. Madje, pala greke ka ‘kërcënuar’ se këtë çështje do t’ia parashtronte edhe mekanizmave ndërkombëtarëve.

Kujtojmë se Fredi Beleri, kandidat i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”, u arrestua dy ditë para zgjedhjeve të 14 Majit dhe akuzohet për blerje votash. Prokuroria dhe Policia e Vlorës e ndoqën rastin me metoda speciale hetimi, duke përdorur agjent të infiltruar, i cili për tetë vota mori 400 mijë lekë të vjetra. Beleri u arrestua në kushtet e flagrancës.

Pavarësisht se u arrestua para zgjedhjeve, Beleri qëndroi si kandidat nga burgu dhe me ardhjen e mijëra minoritarëve nga Greqia arriti të fitonte zgjedhjet me një diferencë minimale votash, ndaj kandidatit socialist Jorgo Goro.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mesazhi i kryeministrit të Greqisë nga Himara

“Mbështesim integrimin e Shqipërisë në BE!”


Eksperti i sigurisë: Ja si do të përfundojë beteja e Rusisë

SHBA dhe Greqia mbyllin ambasadat e tyre në Kiev

“Kemi lidhur kontratë për t’i mësuar fëmijëve gjuhen shqipe”

Rama prezanton 8 mësuesit e parë në Greqi