MENU
klinika

Takim me Grupin Parlamentar

Terrori i ‘Rrajave’ dhe rrokada në Ministrinë e Brendshme! PS mbledh Kryesinë

10.07.2023 - 10:25

Pas trazirave që ndodhën pak ditë më parë në Krujë, aty ku grupi i Rrajave dhunoi disa familjarë të fisit Maja, e ku u bë ndryshimi i trupës policore, shkarkimi i ministrit Bledi Çuçit dhe emërimit të Taulant Ballës si ministër, Partia Socialiste do mbledhë sot kryesinë e partisë e më pas grupin parlamentar.

Në orën 09:30 do të mblidhet kryesia e partisë, e gjysmë ore më pas, në orën 10:00 do të mblidhet grupi parlamentar.

Në fokus të takimit do të jetë largimi nga politika i Rrahman Rrajës dhe axhenda parlamentare në dy javët e fundit. Ende nuk dihet nëse kryeministri Edi Rama do të jetë prezent në mbledhje, pasi ka planifikuar një takim në Vlorë, ndërsa në orët e pasdites do të niset drejt Lituanisë për të marrë pjesë në samit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN