MENU
klinika

Lista e plotë

Nga mësuesia tek inxhinieria, ja degët prioritare! Nëse i zgjedhin, studentët 40 mijë lekë bursë, pa kriter mesatareje

10.07.2023 - 10:36

Të gjithë studentët që do të zgjedhin degët prioritare do të përfitojnë bursë sa paga minimale, ndërsa nuk do të ketë kriter mesatareje. Ky vendim i Këshillit të Ministrave është publikuar në faqen zyrtare, ndërsa në listë janë shtuar edhe disa degë të tjerë prioritare, siç janë arsimi parashkollor dhe ai fillor. Po ashtu janë shtuar edhe degët, Histori-Gjeografi, Inxhinieri matematike, Inxhinieri fizike, Inxhinieri e naftës dhe gazit, si edhe zootekni dhe siguria e produkteve blegtorale.

Në ndryshim nga vendimi i vitit 2022, Qeveria vendosi që të heqë kriterin e mesatares me qëllim që të nxisë maturantët që të zgjedhin të studiojnë për degët prioritare, ku do të përfitojnë bursën me vlerë 40 mijë lekë, por me kushtin që pas përfundimit të studimit do punojnë për 3 vite në Shqipëri.

Shqiptarja.com sjell listën e plotë të degëve prioritare, mes të cilave janë mësuesia, turizmi, disa inxhinieri etj. Kuotat do të ndahen sipas Universiteteve në varësi të numrit të studentëve dhe programeve në listën prioritare që do të aplikohen në universitetet e vendit.

Lista e plotë e degëve prioritare