Dritan Vakaj, drejtor i shoqatës së agjencive të këmbimit valutor, listoi në A2 Business nga Aurora Sulçe tri elementët kryesorë, të cilat kanë ndikuar në rënien drastike që ka pësuar euro.
“Një element i rëndësishëm që po ndodh këtë vit është rënia e konsumit të brendshëm, që në njëfarë mënyre është përthyer në një kërkesë më të vogël për euro. Ndërkohë, kemi edhe rritje të turizmit, por unë besoj se nuk është ky faktori kryesor.
Format dhe mënyrat e futjes së euros në vend janë nga më të ndryshmet, por tre elementët kryesorë janë: Remitancat, të hyrat nga turizmi dhe investimet e huaja direkte. Këto kanë qenë në rritje të konsiderueshme dhe detyrimisht do të përkthehet në rekorde të reja.
Leku si monedhë, për shkak edhe të ndryshimit të normave të interesit, është bërë një instrument investimi më i pëlqyeshëm sesa euro. Bankat aplikojnë norma interesi goxha më të larta për lekun. Kjo detyrimisht ka bërë që të ndikojë”, tha Vakaj.