MENU
klinika

"Ndryshuam prodhuesin teknik, jashtë ritmeve për fushat"

Formati i Superligës ‘në ajër’, Armand Duka zbulon planet

10.07.2023 - 13:23

Formati i ri i Superligës shqiptare të futbollit me shtimin e një faze play-off për katër skuadrat e renditura të parat dhe më pas shpalljen e kampionit pas përballjes mes tyre, ende nuk ka marrë miratimin e duhur. Në një intervistë për faqen e FSHF-së, kreu i futbollit në vend, Armand Duka ende nuk e ka të qarë nëse plani për shtimin e play-off do bëhet sezonin e ri që nis pas pak javësh, apo në edicionin 2024-25.

Veç tyre, Duka ka folur edhe për të drejtat televizive, me FSHF-në që pak ditë më parë i hoqi të drejtën “Oversport”. Nëse tregu nuk ofron ofertën e pritshme nga futbolli, FSHF ka planin B për zbatimin e transmetimit të ndeshjeve. Duka nuk ka lënë pa përmendur edhe ecurinë jo të mirë për ndërtimin e “100 fushave”.

“Ne kemi nisur një proces diskutimi bashkë me pjesëmarrësit në garë të kampionatit ‘Superiore’ për të ndryshuar skemën e kampionatit në këtë sezon apo në sezonin e ardhshëm. Ideja është që duke pasur parasysh që ndeshjet derbi kanë më shumë interes dhe janë më të shikuara nga publiku, të ofrojmë më shumë ndeshje të nivelit kompetitiv garës së lartë si derbi dhe do ta diskutojmë edhe me klubet nëse mund të kemi një gjë të tillë, me 10 skuadra, por në një mënyrë ndryshe që t’i ofrojmë sa më shumë garë dhe kompeticion spektatorëve dhe tifozëve dhe të kemi më shumë kompeticion për futbollin shqiptar”, tha Duka.

Më pas Duka foli për të drejtat e transmetimit dhe opsionet që ka FSHF pas heqjes së të drejtës ndaj Oversport.

“Kemi ndërprerë kontratën me “broadcaster”-in që kishim për transmetimin e kampionatit shqiptar, për mos respektim të kushteve të kontratës. Kemi qenë të detyruar për të filluar një proces të ri, proces i cili konsiston në ofrimin në treg të të drejtave televizive, tashmë të lira, pa asnjë detyrim me partner tjetër. Stafi i FSHF ka përgatitur mënyrën se si do t’i ofrohet tregut, diferencimin e paketave të ndryshme, qoftë për të pasur të drejtën e golave në vete, të drejtën e transmetimit, ekskluziv, jo ekskluziv. Të gjitha këto bëhen për të arritur në një pritshmëri financiare që ne kemi, ose në shifrën që ne kemi objektivat apo kishim vitin e kaluar për klubet. Nëse tregu nuk do të ofrojë këtë, padyshim kemi edhe një plan të dytë. Ka një ndryshim, kemi ndryshuar prodhuesin teknik të ndeshjeve, për të pasur një produkt sa më të mirë, sa më të kënaqshëm për spektatorët në ekran”, vijoi Duka.

Sa i takon projektit të “100 fushave”, Duka duket i pakënaqur me arritjet.

Projekti i 100 fushave është OK, po ecim, por është një projekt i vështirë. Vështirësia kryesore është në vënien në dispozicion të terreneve të sipërfaqeve për ndërtimin e fushave të futbollit. Gjithsesi nuk jemi në ritmet apo objektivat që i kemi vënë vetes për të arritur numrin e 100 fushave brenda vitit 2025. Jemi në procesin e ndërtimit të disa fushave. Kemi në proces dy fusha artificiale në Shkodër, një për sistemin amator një për profesionistët. Kemi një marrëveshje bashkëpunimi me Bashkinë Berat, po vazhdojmë në Lushnjë. Dinamo gjithashtu, që ka marrë në Arbanë një sipërfaqe dhe do të ndërtojë kompleksin e vet. Po vazhdojmë projektin, janë 10 fusha në proces, por nuk jemi në numrin e pritshmërive tona për të arritur objektivin 100 fusha në 2025″, tha kreu i FSHF-së.

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin

U dëmtua me Kombëtaren në momentin më të mirë

Muçi mëson sa do të qëndrojë larg fushave të lojës