MENU
klinika

"Një ikën, një vjen"

Kejsi Tola pranë Florit, nisin aludimet…

16.12.2018 - 15:13

Kohët e fundit këngëtari i Famshëm shqiptar ka qenë në qendër të mediave rozë pas këngës së tij “Plas” me të cilën fitoi çmimin në “Këngën Magjike”.

Kjo këngë u komentua se ishte një dedikim për Elvana Gjatën, por këngëtari nuk e pranoi asnjëherë, madje në natën finale u shpreh se ia kishte dedikuar nënës së tij.

Ndërsa së fundmi, po hidhen dyshime dhe aludime për një lidhje mes këngëtarit Flori Mumajesi dhe këngëtares Kejsi Tola. Kohët e fundit, ata po shihen gjithnjë e më shumë në shoqërinë e njëri-tjetrit. Por duket se Flori vazhdon t’i hedh dru zjarrit të ndezur tashmë nga portalet shqiptare.

Ditën e djeshme, Flori ka postuar një foto në Instagram, ku shihet përkrah Kejsi Tolës dhe disa miqve të tjerë. Ata shfaqen të qeshur duke ngritur dolli me njëri-tjetrin.

Kaq ka mjaftuar që fansat të nisin dhe të komentojnë, ku bien në sy komentet mbështetëse për Florin. Njëra nga komentueset, i shkruan Mumajesit me ironi: “Njëra ikën, vjen tjetra”-duke e ngacmuar kështu për këngëtaren Elvana Gjata.

Vajzat e showbizz, të cilat do të bëhen pjesë e shtëpisë së famshme

Emrat e rinj që përfliten si konkurrentë të “Big Brother VIP”!

Prapaskenat/ Skena xhelozie dhe sherre

Arsyet e ndarjes së Ilnisa Agollit e Meriton Mjekiqit!

“Më rrihnin të gjithë”

Mehdi Malkaj rrëfen historinë me babain