MENU
klinika

Kosova s’ishte në agjendën e samitit

Stoltenberg: Jam i gatshëm të takohem me Vuçiçin

11.07.2023 - 11:44

Sot dhe nesër, më 11 dhe 12 korrik, udhëheqësit e shteteve anëtare të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) do të takohen në Vilnius të Lituanisë, për t’i adresuar sfidat më urgjente për aleancën, për të rritur kapacitetet mbrojtëse dhe parandaluese të NATO-s, si dhe për ta sjellë më afër grupit Ukrainën, sipas aleancës.

Në samit nuk pritet të diskutohet fare për Kosovën, pavarësisht rritjes së tensioneve në veriun e vendit të banuar me shumicë serbe.

Trazirat e fundit atje kanë çuar në sulme të protestuesve serbë kundër ushtarëve të misionit të NATO-s në Kosovë – KFOR, por, megjithatë, Kosova është jashtë agjendës zyrtare të diskutimeve.

Ndonëse nuk ishte parashikuar në agjendë diskutimi për Kosovën, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i bëri thirrje palëve që të çtensionojnë situatën dhe u shpreh i gatshëm për një takim me presdentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Këtë koment Stoltenber e bëri në fillimit të Saimit duke thënë me tej se është në kontakt të vazhdueshëm me presidentin serb.

Gjithashtu, sekretari foli edhe për anëtarësimin e Ukrainës në aleancë. Stoltenberg tha se do të propozojë që procedura e anëtarësimit të Ukrainës në aleancë, të thjeshtëzohet.

Ai tha se do t’u propozojë aleatëve që t’i mundësojnë Ukrainës kapërcimin e të ashtuquajturit Plan i Veprimit për Anëtarësim, i cili përfshin reformat ekonomike dhe politike që një vend kandidat duhet t’i përmbushë, përpara anëtarësimit të plotë.

“Po bëhet gjithçka për ta afruar Ukrainën më pranë anëtarësimit në NATO”, tha Stoltenberg.

Ukraina, e cila ndodhet nën pushtimin rus qysh më 24 shkurt të vitit të kaluar, kërkon të bëhet pjesë e NATO-s, por përderisa lufta vazhdon, e ardhmja e kësaj ambicieje nuk është e qartë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Ky revizionizëm nuk ka shans të kthehet në luftë”

Eksperti gjerman: Serbia po bën luftë hibride ndaj Kosovës

NATO i tregon 'dhëmbët' Serbisë

‘Blindohet’ Kosova para zgjedhjeve në Veri

“Prishtina është mësuar të jetë e preferuara e Perëndimit..."

Daçiç del me deklaratën e fortë për SHBA-të


Opozita kërkon shkarkimin e kryeministrit

Kaos në Parlamentin serb, deputetët godasin njëri-tjetrin!

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin