MENU
klinika

Futbollisti i Kombëtares shtrihet në tokë

Ushtrimi brutal i quajtur ‘testi 1k’, lojtarët në kufijtë e fuqive!

11.07.2023 - 13:18

Përgatitja për fillimin e sezonit të ri nuk është ndër aktivitetet më të këndshme në jetën e një futbollisti profesionist, pasi kjo është pjesa e sezonit ku theksi vihet kryesisht te përgatitja fizike dhe fitnesi.

Përgatitjet bëhen në një kohë kur temperaturat janë shumë të larta dhe veçanërisht urrehet ‘testi 1k’, një ushtrim që nuk tingëllon tepër kërkues në vetvete, pasi në thelb është shumë i thjeshtë.

Lojtarët duhet të vrapojnë një kilometër në një sprint të plotë, duke ndryshuar drejtimin dhe skuadra angleze Brentford publikoi një video të këtij ushtrimi, ku shihet qartë se si ky test i shtrydh energjitë e fundit nga futbollistët.

Çdo rezultat nën tre minuta konsiderohet i shkëlqyer dhe në Brentford shkëlqeu në këtë test danezi Mads Bidstrup, i cili e përfundoi testin për 2 minuta e 57 sekonda. Në video mund të shihni se pas përfundimit të provës disa futbollistë ishin shtrirë sikur të ishin të pafuqishëm dhe iu desh mjaft kohë që të mbusheshin me ajër normalisht.

Kujtojmë se pjesë e Brentford në Premier Leaguen angleze është edhe Thomas Strakosha, futbollisti i Kombëtares.

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin

U dëmtua me Kombëtaren në momentin më të mirë

Muçi mëson sa do të qëndrojë larg fushave të lojës