11.07.2023 - 13:50
Një operacion i befasisshëm është zhvilluar ditën e sotme në zonën e Gramshit. Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë hyrë në zonë, për të kontrolluar mjetet e luksit dhe për të ndaluar personat e shpallur në kërkim.
Deri më tani, raportohet se janë 3 persona të shpallur në kërkim si dhe janë dërguar për verifikim në komisariatin e policisë së Gramshit edhe 5 automjete ku po pyeten drejtuesit e tyre pasi ka dyshime se janë të vjedhura. Aksioni që është duke vijuar ka në vëmendjen e bluve monitorimin dhe luftimin e kultivuesve të lëndëve narkotike.
Edhe pak ditë më parë një aksion anti-drogë është zhvilluar ku u ndaluan 45-persona pati edhe nga bashkia e Gramshit.