MENU
klinika

Çadra e shezlongë

Zuri hapësirën publike në liqenin e Pogradecit, nën hetim 66-vjeçari

11.07.2023 - 14:13

Administratori i një plazhi në liqenin e Pogradecit po ndiqet penalisht.

Gjatë bregut të liqenit, në lagjen nr 1, ai kishte zënë hapësirën publike me shezlongë dhe çadra të vendosura pa lejen përkatëse.

Policia ka hequr dhe sekuestruar 21 shezloge dhe çadra të cilat zinin hapësirën publike

Administratori i këtij plazhi është shtetasi me iniciale H.M 66 vjeç nga Pogradeci.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.