MENU
klinika

Çfarë shkruajnë mediat greke!?

“Mitsotakis i kërkon Ramës zgjidhjen e çështjes “Beleri””

11.07.2023 - 18:42

Çështja e Fredi Belerit është ngritur nga kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis gjatë takimit me homologun e tij shqiptar, Edi Rama në takimin privat që patën sot, në Samitin e NATO-s, që po mbahet në Vilnius.

Sipas burimeve qeveritare, raportojnë mediat greke, Mitsotakis theksoi nevojën për zgjidhjen e menjëhershme të çështjes.

Në fund të fundit, çështja e shtetit ligjor në Shqipëri është një nga kriteret e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Himarës Fredi Beleri u arrestua më 12 maj në lokalin e tij, teksa ofronte para për të vlerë 8 vota në shifrën e 40 mijë lekëve. Arrestimi erdhi pas denoncimit në prokurori nga një person, i cili kishte treguar se i ishin ofruar para në këmbim të votave.

Po ashtu, Beleri sipas organit të akuzës, u premtonte se do t’i përfshinte në skema për përfitimin e shtetësisë greke dhe të pensionit nga shteti grek. Ndërsa përmes bashkëpunëtorëve të tij dyshohet se paguante shuma nga 50 deri në 200 euro për një votë në favor të tij. Pavarësisht hetimeve të nisur ndaj tij, Fredi Beleri mori Bashkinë e Himarës me 19 vota më tepër, përballë kandidatit socialist Jorgo Goro.

Eksperti i sigurisë: Ja si do të përfundojë beteja e Rusisë

SHBA dhe Greqia mbyllin ambasadat e tyre në Kiev

“Kemi lidhur kontratë për t’i mësuar fëmijëve gjuhen shqipe”

Rama prezanton 8 mësuesit e parë në Greqi