MENU
klinika

Vendimi

Presidenti Begaj dekreton ambasadorët e rinj të Shqipërisë

12.07.2023 - 11:57

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka dekretuar lirimin nga detyra të disa ambasadorëve që përfaqësojnë Shqipërinë jashtë vendit, ndërsa ka dekretuar diplomatët e rinj. Këta të fundit u propozuan pak javë më parë nga kryeministri Edi Rama.

Mes ambasadorëve të rinj është dhe emri i ish-deputetes Vasilika Hysi, e cila është emëruar pranë Zyrës së Kombeve të Bashkuara dhe Organizatave të Tjera Ndërkombëtare në Gjenevë.

Po ashtu një tjetër emër është analisti Mustafa Nano, i cili u emërua Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Principatën e Lihtenshteinit, jorezident.

E plotë:

Presidenti i Republikës, në zbatim të kompetencave të tij kushtetuese dhe ligjore, bazuar në nenin 92, shkronja “dh”, nenin 93 të Kushtetutës, si dhe nenin 26, pika 2 të ligjit nr. 23/2015, “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë” me propozim të Kryeministrit, dekretoi lirimet dhe emërimet e Ambasadorëve si më poshtë vijojnë:

Lirohet me Dekret nr. 125 datë 12.7.2023 z. Roland Bimo nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Austrisë, rezident.
Lirohet me Dekret nr. 126 datë 12.7.2023 z. Visho Ajazi Lika nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në NATO, rezident.
Lirohet me Dekret nr. 127 datë 12.7.2023 z. Qirjako Qirko nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, rezident, dhe nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Irlandë, jorezident.
Lirohet me Dekret nr. 128 datë 12.7.2023 z. Ilir Gjoni nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Konfederatën e Zvicrës, rezident, dhe nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Principatën e Lihtenshteinit, jorezident.
Lirohet me Dekret nr. 129 datë 12.7.2023 znj. Ravesa Lleshi nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Misionin e Përhershëm të Republikës së Shqipërisë, pranë Zyrës së Kombeve të Bashkuara dhe Organizatave të Tjera Ndërkombëtare në Gjenevë, rezident.
Emërohet me Dekret nr. 135 datë 12.7.2023 znj. Majlinda Frangaj Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Selinë e Shenjtë në Vatikan, rezident.
Emërohet me Dekret nr. 130 datë 12.7.2023 z. Fatmir Velaj Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Austrisë, rezident.
Emërohet me Dekret nr. 131 datë 12.7.2023 z. Ilir Gjoni Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në NATO, rezident.
Emërohet me Dekret nr. 134 datë 12.7.2023 znj. Vasilika Hysi Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Misionin e Përhershëm të Republikës së Shqipërisë, pranë Zyrës së Kombeve të Bashkuara dhe Organizatave të Tjera Ndërkombëtare në Gjenevë, rezident.
Emërohet me Dekret nr. 132 datë 12.7.2023 z. Uran Ferizi Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, rezident, dhe Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Irlandë, jorezident.
Emërohet me Dekret nr. 133 datë 12.7.2023 z. Mustafa Nano Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Konfederatën e Zvicrës, rezident, dhe Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Principatën e Lihtenshteinit, jorezident.

Hoxha tregon mesazhet e mbërritura në telefonin e tij

Kush e shantazhon Gaz Bardhin?

“500 euro/dita për ekranin poshtë ballkonit të Berishës”

Lapaj – deputetit të PD: Ku i gjeni lekët? Po makinat e fundit

Një ditë pas protestës në Kuvend për burgosjen e Salianjit

Mblidhet ‘Federata e Opozitës’! Çfarë pritet të ndodhë

"Vendimi nuk më bind, policia ndërhyri dhunshëm…"

Salianji në burg, gazetarja Lala zbardh prapaskenat e bujshme