Champions League zhvilloi këtë të martë ndeshjet e para për turin e parë kualifikues. Dueli mes Hamrun dhe Maccabi Haifa i zhvilluar në Maltë nuk ishte i qetë sa duhej, me arbitrin që u detyrua të ndërpriste ndeshjen në minutën e 55-të, për shkak të përleshjeve të shumta mes tifozëve të dy skuadrave.
Me ndeshjes që ishte 0-2 për miqtë nga Izraeli, tifozët vendas nisën me thirrjet “Palestinë, Palestinë”. Kjo ka nervozuar tifozët e shumtë miq në stadium, që kanë nisur më pas përleshjen.
U desh ndërhyrja e policisë që situata të qetësohej dhe më pas arbitri të kthente skuadrat në fushën e lojës për pjesën e mbetur të ndeshjes. Në fund miqtë fituan 0-4 në transfertë, duke hedhur një hap të sigurt për në turin e dytë të Champions League.