Në ditëlindjen e pestë të Ajkës, duket se Xhensila Myrtezaj dhe partneri i saj Bes Kallaku po japin një lajm të bukur për publikun shqiptar.
Vajza e Xhensila Myrtezajt dhe Bes Kallakun feston sot 5-vjetorin e lindjes. Mami dhe babi janë kujdesur që në profilet e tyre në rrjetet sociale të bëjnë nga një urim të veçantë.
Por jo vetëm kaq, pasi duket se ata kanë dhënë edhe një lajm tjetër të bukur.
Teksa kanë realizuar një videoklip për ditëlindjen e së voglës, me momentet e tyre më të bukura si familje, një moment gjatë videos ka tërhequr vëmendjen!
Besi dhe Ajka afrohen pranë barkut të Xhensilës duke e puthur e përkëdhelur, mirëpo këngëtarja s’ka treguar asgjë më tepër se kaq!
Duket se familja e tyre po shtohet me një tjetër bebush! Madje, vetë Xhensila vendosi këtë emoji ??#4??, duke u lutur që së shpejti të jenë katër!