MENU
klinika

Analiza

E ardhmja e gjithë kontinentit varet nga kreu i ri i NATO-s

13.07.2023 - 09:00

Aleanca perëndimore nuk është si më parë dhe mesa duket nuk do të jetë më kurrë. “Çarje të mëdha” po e pengojnë bashkëpunimin dhe konsensusin në çështje edhe me shumë rëndësi. Një pjesë e madhe brenda aleancës nuk janë të lumtur që Amerika po dhuron bomba shkatërruese dhe Gjermania heziton ta shohë Ukrainën në NATO. Përçarje të tilla nxjerrin në pah problemin afatgjatë të një Evrope të ndarë që varet nga mbështetja e Uashingtonit dhe është e varur në mënyrë të rrezikshme nga politika amerikane, siç shkruan prestigjiozja britanike “The Telegraph”. Ndaj, administrata amerikane është mjaft e shqetësuar për një skenar që mund ta zemërojë presidentin rus, Vladimir Putin, aq shumë sa mund të arrijë në përdorimin e armëve bërthamore, të cilave Perëndimi i druhet aq shumë, që nga fillimi i luftës.

Gara për kreun e NATO-s

Prandaj, ka nisur të ziejë debati se kush duhet të zëvendësojë Jens Stoltenberg si Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s. Disa i shohin kandidatët nga Evropa Lindore si veçanërisht të përshtatshëm. Emrat e lakuar që mund të zëvendësojnë Stoltenberg janë ish-kryeministri holandez Mark Rutte, kryeministrja e Estonisë Kaja Kallas, kryeministrja daneze Mette Frederiksen si dhe emra të tjerë.Disa vende të tjera, veçanërisht Franca, duan dikë nga një vend i Bashkimit Evropian, duke shpresuar për një bashkëpunim më të ngushtë midis NATO-s dhe BE-së. Britania dëshiron Ben Wallace në atë pozicion. Por pasi Londra njoftoi planet për të ofruar trajnime F-16 për ukrainasit, pa miratimin e Uashingtonit, Biden vendosi të mbështesë Ursula von der Leyen, me supozimin, se një kandidat brenda BE-së do t’i sinjalizojë Putinit se ka ende vend për një rrugëdalje apo marrëveshje. Kështu, krijohet ideja se nëse Moska dëshiron të negociojë, Perëndimi është i hapur ndaj tij si dhe që nuk është aspak i interesuar për një konflikt të drejtpërdrejtë. Kritikët pretendojnë se një mendim i tillë i Bidenit është tejet naiv. Nëse Biden, besojnë ata, do të pranonte kandidaturë ne Wallace, kjo do t’i linte Putinit të kuptonte se i gjithë Perëndimi është gati për një luftë afatgjatë, kështu që do të ishte zgjedhje më e zgjuar që ai të tërhiqej sa më shpejt që të jetë e mundur, sesa të zëvendësohet përfundimisht nga ndonjë kuzhinier mashtrues. Natyrisht, nënkuptohet, që bëhet fjalë për Prigozhin, njeriun më të përfolur për momentin.

FASLANE, SCOTLAND – JULY 29: Commander Justin Codd accompanies Prime Minister Boris Johnson and Defence Secretary Ben Wallace as they visit HMS Victorious at HM Naval Base Clyde on July 29, 2019 in Faslane, Scotland. The PM is due to announce £300m of funding to help communities in Scotland, Wales and Northern Ireland. (Photo by Jeff J Mitchell – WPA Pool/Getty Images)

Përçarjet në Evropë

Sakaq, e gjithë kjo po ndodh në kohën kur kontinenti nuk është aq i bashkuar sa dukej në fillim, sipas britanikes “The Telegraph”. Për më tepër, shpenzimet e mbrojtjes në vendet e Evropës Qendrore dhe Perëndimore janë rritur me 30 për qind në krahasim me dekadën e fundit dhe tani janë më të larta se në vitet e fundit të Luftës së Ftohtë. Finlanda u bashkua me NATO-n dhe Suedia aplikoi për anëtarësim. BE-ja ka dërguar armë dhe kontinenti është i përkushtuar ndaj sigurisë energjetike. Ukraina ndryshoi rrënjësisht dhe shumë shpejt cepin tonë të planetit. Megjithatë, Gjermania dëmtoi reputacionin e saj duke vonuar furnizimin me tanke dhe Franca duket budallaqe për të kërkuar një zgjidhje diplomatike. Sipas “The Telegraph”, pesha morale është zhvendosur në Lindje, ku vende si Lituania, mikpritësja e samitit, kanë shumë më tepër gjasa të përmbushin objektivin e tyre të NATO-s për të shpenzuar 2 për qind të PBB-së për mbrojtjen.

E ardhmja e gjithë kontinentit varet nga kreu i ri i NATO-s, ndizet debati

Lufta me Rusinë

Shkurtimisht, kontinenti nuk është as i bashkuar dhe as nuk shpenzon mjaftueshëm për të përballuar Rusinë. Shtojmë faktin që do duhet ta përballonte e vetme sepse bota në zhvillim është neutrale, besojnë britanikët. Ndërkohë, ukrainasit po luftojnë me trimëri, ofensiva e tyre ende nuk është thyer dhe ka shenja se rusët po “performojnë” më mirë në mbrojtje sesa në sulm. Një interpretim i konfliktit është se ai nuk është rikthimi i konkurrencës së bllokut të pushtetit, si në Luftën e Ftohtë, por një provë mashtruese e shtetit-komb nëse mund të veprojë në mënyrë të pavarur dhe në kundërshtim me SHBA-në. Një pavarësi e tillë veprimi është pikërisht ajo që Evropa nuk e ka sepse i mungojnë armët dhe, me gjithë pretendimet e BE-së për sovranitet, nuk mendon dhe vepron si një qytetërim koherent.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN