Raporti i Expat Insider 2023 analizoi 53 destinacione të emigrantëve në mbarë botën dhe i renditi sipas cilësisë së jetës.
Sondazhi u kërkoi emigrantëve të vlerësonin lehtësinë e lëvizjes, punës jashtë vendit dhe aktiviteteve të kohës së lirë në vendin ku ata jetonin.
Renditja përfshin gjithashtu një indeks Expat Essentials, i cili analizon shërbimet dixhitale, burokracinë, strehimin dhe gjuhën. Këtë vit, dy vende europiane u renditën në dhjetëshen e parë.
1. Spanja: Që nga sondazhi i parë i InterNations në vitin 2014, Spanja është renditur gjithmonë në dhjetëshen e parë për cilësinë e jetës. Vendi është paraqitur vazhdimisht ndër më të mirët në botë për opsionet për të kaluar kohën e lirë.
Shumica e emigrantëve (88%) thonë se ndjehen të lumtur me kulturën dhe jetën e natës në Spanjë.
Klima dhe moti i Spanjës renditen në vendin e tretë globalisht, gjë që gjithashtu e bën më të lehtë për emigrantët të dalin jashtë dhe të shijojnë aktivitetet e kohës së lirë.
2. Portugalia: Lehtësia e vendosjes është një nga pikat kryesore për emigrantët në Portugali. Mbi tre të katërtat ndihen si në shtëpi dhe mbi 80% ndihen të mirëpritur.
Shumica e të anketuarve raportojnë gjithashtu se popullsia është përgjithësisht miqësore me banorët e huaj. Për cilësinë e jetës, Portugalia renditet e 7-ta në botë. Disa nga avantazhet e vendit përfshijnë klimën, motin dhe cilësinë e ajrit.