MENU
klinika

Prapaskenat e anëtarësimit të Suedisë në NATO

Si e bindi Biden Erdoganin për kthesën e madhe

13.07.2023 - 12:26

Turqia ka rënë dakord të lejojë Suedinë të anëtarësohet në NATO pas negociatave me dyer të mbyllura midis shefit të NATO-s, Jens Stoltenberg dhe liderëve të dy vendeve përpara një samiti të NATO-s në Lituani, duke shënuar kështu një kthesë historike.

Megjithatë, siç shkruan CNN, edhe këtu, në prapaskena duket se ka qenë ndikimi i SHBA-së dhe muaj të tërë përpjekjesh diplomatike që kanë vulosur gjithçka.

Një pjesë e rëndësishme e asaj përpjekjeje ishte rënia dakord për shitjen e avionëve luftarakë F-16 në Ankara, një kërkesë që, pavarësisht pretendimeve të zyrtarëve të lartë amerikanë, ishte lidhur me çështjen e anëtarësimit të Suedisë në NATO.

Ndërsa Shtëpia e Bardhë lejoi Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, Erdoganin dhe kryeministrin suedez Ulf Kristersson të bënin njoftimin e madh, këshilltari i sigurisë kombëtare të SHBA-së, Jake Sullivan theksoi rolin e Presidentit Joe Biden për t’i çuar ata në atë pikë.

Sweden to Join NATO: How the Alliance Will Benefit From the Expansion

Disa orë pasi u zbulua vendimi i Ankarasë, administrata njoftoi se do të ecë përpara me transferimin e avionëve luftarakë F-16 në Turqi, në atë që dukej të ishte një shkëmbim për “dritën e gjelbërt” të Ankarasë, për anëtarësimin e Stokholmit në NATO.

Pentagoni tha po ashtu të martën se Sekretari i Mbrojtjes i SHBA Lloyd Austin diskutoi rolin e vendit të tij në modernizimin ushtarak të Turqisë me ministrin turk të Mbrojtjes Yasar Guler, një tjetër tregues për ndikimin e SHBA-së.

Sakaq, nga ana tjetër, përpara Vilniusit, Erdogan e lidhi ofertën e Stokholmit për NATO-n me rifillimin e bisedimeve të Turqisë me BE.

Megjithatë, ndryshe nga rasti më sipër, kërkesa u refuzua nga Uashingtoni dhe Berlini menjëherë.

Rusia dhe Kina fokusohen tek Bangladeshi

Si po i ndryshojnë ekuilibrat edhe në Azi

Dokumentet zyrtare për vdekjen e Alexei Navalny

Nga çfarë vdiq lideri i opozitës ruse

“Do t’ju gjejmë kudo që të jeni”

Si depërtuan agjentët izraelitë brenda Hezbollahut

Pentagoni: Do forcojmë praninë tonë në rajon

SHBA dërgon disa mijëra trupa të tjera në Lindjen e Mesme