Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka kërkuar dënimin me burg të përjetshëm për Ramiz Micin I cili akuzohet se ka vrarë me thikë bashkëjetuesen e tij Jetlira Elezi.
“Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, përfaqësuar nga prokurori i çështjes Z. Xhelian Seferi, në datë 13.07.2023 ka paraqitur diskutimin përfundimtar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan në gjykimin penal ndaj të pandehurit R.M të akuzuar për veprën penale të “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” parashikuar nga neni 79/c i K.Penal, duke kërkuar përfundimisht dënimin e tij me burgim të përjetshëm”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.
Ngjarja ka ndodhur në Elbasan më 30 korrik të vitit 2022 ku në banesën e çiftit në lagjen “Skëndërbej”, është vrarë me thikë Jetlira Elezi. Ku dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive xhelozie.
Të dy bashkëjetuesit kishin qenë të martuar më herët dhe kishin fëmijë nga këto martesa. Bashkë me çiftin jetonte edhe vajza e viktimës, e cila ishte larguar pak ditë para ngjarjes pranë të atit. Ndërsa fëmijët e autorit jetonin me të ëmën e tyre.