MENU
klinika

Turizmi tërheq kompanitë e mëdha

“Ryanair” do të nisë fluturimet nga Shqipëria në dimër

13.07.2023 - 16:58

Shqipëria është kthyer në një destinacion turizmi shumë tërheqës dhe shifrat e të huajve që vizitojnë vendin janë rritur me shpejtësi.

Por edhe emigracioni i lartë dhe diaspora në numër të madh kryesisht në Europën perëndimore ka bërë që fluksi i hyrje daljeve nëpërmjet ajrit të rritet me shpejtësi. Vetëm Gjatë pesëmujorit të parë të vitit 2023, numri i personave të huaj që kanë hyrë në territoret shqiptare është mbi 2 milionë e 489 mijë, një rritje të lartë me 42.5 % krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022.

Ky fluks në rritje ka afruar në Shqipëri edhe kompanitë e mëdha ajrore. “Ryanair”, kompania ajrore me kosto të ulët do nisë në dimër flurimet nga Tirana dhe këtë të mërkurë ka nxjerrë në lajmërimet për biletat. Janë gjithsej 770 mijë bileta që do të thotë një rritje e konsiderueshme e numrit të udhëtarëve.

Afërsia me vendet e Europës perëndimore, çmimet e ulta të shërbimeve në hotele e restorante dhe bukuritë natyrore që kanë qenë të pazbuluara prej kohësh janë magneti që tërheq perëndimorët. Fluksi më i madh është gjatë muajve të ngrohtë por afrimi i kompanive të mëdha të fluturimeve tregon se edhe gjatë sezonit të ftohtë pritet të ketë numër të shtuar të vizitorëve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kritikojnë paketën e shpëtimit

Ditë të zeza për biznesin e aviacionit