Ish-ministri dhe deputeti socialist Arben Ahmetaj duket se nuk do të vijë në Shqipëri për t’u përballur me drejtësinë. Mbrëmjen e kësaj të enjteje është bërë publik një mesazh që ai i ka dërguar moderatorit Blendi Fevziu teksa ky i fundit ishte në emision.
Prej së hënës, më datë 10 korrik SPAK ka kërkuar nga Kuvendi i Shqipërisë që të lejojë arrestimin e deputetit Arben Ahmetaj, por ky i fundit raportohet se është larguar nga Shqipëria më datë 7 korrik, nga Dogana e Kakavijës.
“Do dal kur e vërteta të marrë rrugë”, thuhet ndër të tjera në këtë mesazh që ish-ministri dërgoi live në emisionin “Opinion”, mbrëmjen e sotme. Nga kjo, ai lë të kuptohet se nuk do të kthehet në Shqipëri për t’u përballur në gjykatë me akuzat.
Mesazhi i plotë i Arben AHmetaj, drejtuar Fevziut – 13 Korrik 2023:
Do dal kur ju te lexoni dosjen.
Do dal kur ju te tregoni qe akuzohem se kam pas njohje e shoqëri me nje njeri qe ne ate kohe ka qen njeri normal dhe ne punet e veta.
Do dal kur te lexoni qe akuzohem per korrupsion se ish gruaja ime ka shit metra katrore ne treg t lire.
Do dal kur t kuptohet qe bashkjetusja ime dhe familja e saj ka blerë me transaksion te pastër bankar nje prone.
Do dal kur te kuptoni dhe lexoni dhe faktoni se Klodian Zoto s’ka qene kurre po kurre pronar i asaj prone qe te ishte ne gjendje qe ta falte apo dhuronte.
Do dal kur te lexoni gjithë letrat e mia ne favor te interesit publik si ato qe shyqyr qe dolen sot.
Do dal kur e verteta te ket mar rruge.
Do dal kur ju te beni pyetje te vertete se ku ka favorizuar Arben Ahmetaj
Do dal kur ta kuptoni qe skam pas lidhje me proceduren.
Atehere do dal.
Do dal kur t lexoni se ato biseda te 2012 jane komplet impotente ne aspektin e lobimit apo favorizimit, aq me teper ne opozite.