Mediat më të njohura botërore kanë vendosur Kosovën në kryefaqen e tyre, por, jo për ndonjë ngjarje pozitive, por për dhunën që ndodhi gjatë seancës plenare.
BBC i ka kushtuar një artikull asaj që ndodhi në Kuvendin e Kosovës duke shpjeguar se dhuna me grushte ndodhi për shkak të hedhjes së ujit mbi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Në artikullin e BBC shkruhet se “kjo ndodhi pas një debati të tensionuar tre-ditor rreth trazirave në veri të Kosovës”.
“Kryeministri Kurti po i drejtohej sallës kur shpërthyen emocionet. Një fotografi e tij u gris dhe më pas filluan rrahjet”.m
Edhe The Guardian i ka kushtuar një artikull të tillë Kosovës, ku ka treguar për dhunën në Kuvend dhe ka përshkruar ngjarjet e fundit që kanë ndodhur në Kosovë.
‘CBC NEWS’ i kushtoi një artikull dhunës, e po ashtu edhe media të tjera të njohura si Reuters e shumë të tjera kanë paraqitur edhe vizualisht atë çfarë ka ndodhur në Kuvend.