Policia e Kosovës me urdhër të Prokurorisë së Prishtinës ka vënë në pranga kryeshefin ekzekutiv të Bordit të Ndërmarrjes Hidroekonomike ‘Ibër Lepenc’, Faruk Mujka.
Ai akuzohet për korrupsion dhe keqpërdorim detyre në kohën kur ishte nënkryetar i Komunës së Mitrovicës. Në këtë kohë kryetari i kësaj komune ishte Agim Bahtiri i Lëvizjes Vetëvendosje.
Në prangat e Policisë së Kosovës për të njejtat akuza ka rënë edhe Hysen Muzlikaj pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje i cili ka qenë drejor i Kadastrës në Komunën e Mitrovicës së Veriut ndërsa tani mbante pozicionin e këshilltarit të Ministrit të Bujqësisë Faton Pecit.
Policia e Kosovës ka konfirmuar edhe sekuestrimin e 60 mijë eurove. Megjithatë ai ka mbajtur funksionin e asambleistit në Kuvendin Komunal të Mitrovicës dhe ka qenë anëtar i Lëvizjes vetëvendosje deri në dhjetori të vitit të kaluar kur u zgjodh Kryeshef I Ibër Lepencit.