MENU
klinika

Horoskopi, 28 korrik 2018

Dashi

Ditë e mirë për të investuar në pasuri të patundshme dhe për të kryer transaksione financiare. Do të zgjeroni bazën tuaj të miqve dhe të njohurit, nëse merrni pjesë në funksione dhe ngjarje sociale. Do të përfitoni nga disa ndryshime që do të ndodhin në punë.

Demi

Kontrolloni temperamentin tuaj, duke shmangur tensionet. Përfitimi i parave nuk është në ditën më të mirë. Çdo vendim i nxituar mund t’ju kushtojë shumë. Dashuria pritet të ecë mirë.

Binjaket

Sot mos e shtyni veten në vështirësi. Gjendja shëndetësore nuk është në formën më të mirë dhe patjetër ju nevojitet pak pushim. Ushtroni kujdes, mençuri dhe durim, teksa merreni me njerëzit në punë.

Gaforrja

Bëni një shëtitje të gjatë për hir të shëndetit tuaj. Ju do të keni një dëshirë për të fituar shpejt. Mbaje veten të angazhuar në aktivitetet shtëpiake. Në të njëjtën kohë kaloni disa kohë në aktivitete kreative për të fituar energji pozitive.

Luani

Mund të keni vështirësi që të kontrolloni emocionet. Sjellja juaj e pazakontë do të ngatërrojë njerëzit rreth jush, por kjo do të zhgënjejë vetëm një person, ju. Të qenit hakmarrës ndaj një personi që e keni pasur në zemër nuk do të sjellë ndonjë rezultat.

Virgjeresha

Shanset për t’u shëruar nga një problem fizik janë të mëdha. Bëni kujdes me buxhetin për të shmangur problemet financiare në të ardhmen. Ju do të ndiheni të lodhur sot kur të zbuloni se dikush që i keni besuar gjithmonë nuk është shumë i sinqertë me ju.

Peshorja

Shmangni alkoolin e tepërt dhe bëni kujdes me ngarjen e makinës. Formula e sotme për sukses është të besoni këshillën e njerëzve, të cilët janë inovativë dhe kanë përvojë të mirë. Aktivitetet shoqërore së bashku me familjen do të ishin shumë të pëlqyeshme.

Akrepi

Mbajeni në aktivitet shëndetin tuaj mendor, gjë që është parakusht për jetën shpirtërore. Mendja është porta e jetës, sepse gjithçka nëse është e mirë apo e keqe vjen nëpërmjet mendjes. Ndihmon në zgjidhjen e problemeve të jetës dhe ju jep dritën e nevojshme.

Shigjetari

Shmangni gënjeshtrat, sepse mund të shkatërrojnë lidhjen tuaj të dashurisë. Bëni shumë kujdes me një individ që mund të përpiqet t’ju mashtrojë, ose t’ju japë informacione që mund t’ju shkaktojë ndonjë dëm.

Bricjapi

Duhet ta kaloni kohën e lirë në ndjekje të një hobi, ose duke bërë gjëra që ju pëlqejnë më së shumti. Marrëdhëniet me të dashurin mund të tensionohen për shkak të ndërhyrjes së një personi të tretë. Ditë e mirë për argëtim.

Ujori

Një surprizë e vogël mund t’jua ndryshojë të gjithë gjendjen shpirtërore. Qëndrimi juaj dominues do të bëjë që të merrni kritika nga kolegët. Sot do të ketë shumë çështje, të cilat kanë nevojë për vëmendje të menjëhershme në punë.

Peshqit

Mbajeni veten të përfshirë në aktivitete që do t’ju ndihmojnë të kaloni stresin. Situata financiare do të përmirësohet pasi të paguani disa borxhe. Miqtë do ta ndriçojnë ditën tuaj kur të planifikojnë diçka emocionuese për mbrëmjen.