Shëtitorja e plazhit të Velipojës, u shndërrua në një arenë argëtuese falë shfaqjes së dhuruar nga akrobatët e talentuar të Cirkut Kombëtar të cilët performuan plot numra akrobacie. Shfaqja u ndoq jo vetëm nga fëmijët por nga të gjithë të pranishmit në shëtitore.
Ky aktivitet është ndalesa e parë e stacionit veror “KultArt”, në Shkodër, mbështetur nga Ministria e Kulturës në koordinim me Bashkinë Shkodër. Ky aktivitet do pasohet nga një sezon turistik plot festivale, koncerte e shfaqje teatrale.
DRTK Shkodër kujtoi se të gjithë, vendas e vizitorë, mund të shkarkojnë aplikacionin TEA për tu bërë pjesë e argëtimit duke zgjedhur turizmin kulturor në Shkodër.
Po në kuadër të “KultArt”, Shëngjini do të presë sot baletin kontemporan “Humus”, të trupës së baletit të TKOB.