MENU
klinika

'Paris 2024'

Lojërat Olimpike, përjashtohen Rusia dhe Bjellorusia

14.07.2023 - 21:01

Skuadrat nga Rusia dhe Bjellorusia nuk do të marrin ftesa zyrtare për të marrë pjesë në Lojërat Olimpike të vitit të ardhshëm në Paris për shkak të agresionit të dy vendeve kundër Ukrainës, njoftoi Komiteti Olimpik Ndërkombëtar në një deklaratë.

Vendimi do të thotë që kur ftesat të bëhen për më shumë se 200 shtetë më 26 korrik 2023, një vit para fillimit të Lojërave Olimpike sipas ritualit, Rusia dhe Bjellorusia nuk do të përfshihen. Dënimi nga organizmat ndërkombëtare për pjesëmarrjen e Rusisë dhe Bjellorusisë në “luftën e pakuptimtë” në Ukrainë u aplikua për herë të parë në shkurt 2022 , menjëherë pas fillimit të pushtimit tokësor në shkallë të plotë.

“Për të mbrojtur integritetin e garave sportive globale dhe për sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve, EB i IOC rekomandon që Federatat Ndërkombëtare të Sporteve dhe organizatorët e ngjarjeve sportive të mos ftojnë ose lejojnë pjesëmarrjen e atletëve dhe zyrtarëve rusë dhe bjellorusë në garat ndërkombëtare”, njofton Komiteti Olimpik Ndërkombëtar.

Edhe pse të dy vendet nuk do të marrin ftesa për të marrë pjesë si ekipe, atletët individualë që mbajnë pasaporta nga Rusia ose Bjellorusia mund të mos ndalohen nga Parisi vitin e ardhshëm.

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin

U dëmtua me Kombëtaren në momentin më të mirë

Muçi mëson sa do të qëndrojë larg fushave të lojës