MENU
klinika

Në prag të Botërorit

Abakarov i jep Shqipërisë medaljen e artë në mundje

15.07.2023 - 12:52

Zelmkhan Abakarov është fituesi i medaljes së artë për Shqipërinë në mundje. Gjatë turneut “Polyák Imre & Varga János Memoria” që po zhvillohet në Hungari, çeçeni i natyralizuar si shqiptar ia doli të marrë medalje ari në peshën deri në 61 kilogramë.

Abakarov mposhti në finale kazakistanasin Ossimzhan Dastanbek, duke fituar 4-1. Përballja finale nuk u diskutua nga sportisti që mbron ngjyrat kuqezi, teksa dominoi kundërshtarin në tapet. Në gjysmëfinale Abakarov kaloi Vladimir Kudrin e Kazakistanit, ndërsa bëri mirë në këtë turne.

Sportisti kuqezi në provën gjenerale para Botërorit të Serbisë që zhvillohet pak javë më vonë, ia doli të marrë medalje të artë, teksa në Serbi pret të marrë pikë edhe për në Olimpiadën “Paris 2024”.

Sportisti tjetër që përfaqësoi Shqipërinë në këtë event, Islam Dudaev siguroi medaljen e bronztë në peshën deri 65 kilogramë në stilin e lirë të mundjes.

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin

U dëmtua me Kombëtaren në momentin më të mirë

Muçi mëson sa do të qëndrojë larg fushave të lojës