MENU
klinika

Analiza

Kina “pushton” Britaninë e Madhe… me një “ushtri spiunësh”

16.07.2023 - 09:00

Larg nga Tajvani, dhe në një formë krejtësisht të re, Kina ka një “shënjestër” të re.

Siç raportohet, spiunët kinezë po synojnë “në mënyrë produktive dhe agresive” Britaninë e Madhe si pjesë e përpjekjes së Pekinit për të ndikuar dhe për të blerë kontrollin në Britani, zbuloi një raport.

Një grup deputetësh paralajmëruan se bizneset, universitetet dhe departamentet qeveritare janë nën sulm.

Ata thanë se shërbimet e inteligjencës kineze nën udhëheqësin Xi Jinping mbledhin “pa dallim” informacion mbi objektivat e tyre në Britani, shumë prej të cilëve identifikohen fillimisht nga ushtria e e hakerëve në mediat sociale.

Raporti i shumëpritur i Komitetit të Inteligjencës dhe Sigurisë fajësoi dështimet e qeverive të njëpasnjëshme si dhe paralajmëroi se Kina mund të kërcënonte Britaninë e Madhe në “dekadën e ardhshme”.

Konservatori Sir Iain Duncan Smith e quajti atë “një nga raportet më të frikshme në 30 vjet”. Por kryeministri Rishi Sunak këmbëngul se qeveria e tij “nuk është e vetëkënaqur” dhe po punon për “sfidën që paraqet Kina”.

Raporti paralajmëroi se spiunët synojnë universitetet dhe grupet e mendimit, të cilat Pekini i sheh si “një terren të përshtatshëm për të arritur ndikimin politik dhe avantazhin ekonomik”.

Ai shtoi: “Studentët kinezë përbëjnë kontigjentin më të madh jashtë shtetit në universitetet e Mbretërisë së Bashkuar dhe janë përgjegjës për gjenerimin e pothuajse 600 milionë £…

Kina po i përdor në mënyrë aktive këto të ardhura si mjet për të fituar ndikimin dhe kontrollin politik. Po ashtu, ka kërkuar të kontrollojë ose ndikojë në industrinë dhe sektorin energjetik të Mbretërisë së Bashkuar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN