MENU
klinika

Nën hetim

Dikur në pronësi të Ahmetajt, GJKKO vendos në sekuestro 4 apartamente

18.07.2023 - 13:20

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka pranuar kërkesën e SPAK për vendosjen e sekuestrove preventive për katër apartamentet që më herët kanë qenë në pronësi të ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj.

Këto apartamente të cilat rezultojnë që më herët kanë qenë në pronësi të ish-ministrit, dyshohet se janë shitur në mënyrë fiktive te persona të tjerë. Sipas SPAK katër apartamentet janë përfituar në mënyrë të paligjshme nga Ahmetaj.

Sot oficerët e BKH-së në kuadër të hetimeve që po kryen për Ahmetajn zhvilluan një sërë kontrollesh në banesat e ish-ministrit në Tiranë, por jo vetëm, edhe në shtëpitë e familjarëve dhe bashkëjetueses së tij, Erjola Hoxha në Hamallaj.

Nga kontrollet e kryera nga agjentët e BKH mësohet se njëra nga banesat e marra me qira nga Ahmetaj në Tiranë, ishte e boshatisur dhe nuk është gjetur asnjë provë. Rezultoi se ish-ministri Arben Ahmetaj nuk ka asnjë banesë të regjistruar në emrin e tij.

Arben Ahmetajt i është hequr nga imuniteti i deputetit, i cili u votua katër ditë më parë në Kuvend, duke i hapur rrugë kështu kërkesës së SPAK për arrestimin e tij. Ky i fundit nuk ndodhet në Shqipëri prej disa ditësh dhe avokati i tij deklaroi që Ahmetaj ndodhet në Britani të Madhe.

Kujtojmë se pasi Kuvendi miratoi heqjen e imunitetit, Prokuroria e Posaçme dërgoi në gjykatë kërkesën për arrestimin e ish-ministrit Arben Ahmetaj. Bëhet me dije se bashkë me kërkesën për arrestimin, SPAK kërkoi edhe leje për kontrollin e banesave të tij.

Jozefina Topalli caktohet si drejtuese politike!

Tomorr Alizoti merr vendin e Ervin Salianjit në Elbasan!

Ministri i Financave: Do realizohet paralelisht me…

“Rivlerësimi i pasurive të paluajtshme, nuk do të bëhet këtë vit”

“Kush do të merret me llafe le të merret…”

Zyrtarisht nën hetim nga SPAK, reagon Benet Beci