18.07.2023 - 18:46
Një zjarr raportohet të ketë rënë në fshatin Amonicë të Vlorës, tek një pus nafte.
Tre automjete të zjarrfikëses me efektivë nga Vlora dhe Selenica kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.
Gjithashtu bëhet me dije se në vendin ku ka rënë zjarri, janë edhe puse të tjera të naftës, të cilët mund të rrezikoheshin.
Ende nuk ka informacion nëse zjarri që përfshiu një nga puset e naftës ka qenë i qëllimshëm ose jo.
Ndërkohë situata për momentin është nën kontroll dhe po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.