Në Maqedoni tashmë në media ka bërë bujë një raport sekret i publikuar në faqen e Wikileaks, ku nga të dhënat rezulton se ministri i Jashtëm, Nikolla Dimitrov është agjent i CIA-s amerikane.
Sipas këtyre dokumenteve, të cilave nuk u është identifikuar ende autenticiteti, Dimitrov ka qenë operativ i fshehtë i CIA-s, që ka spiunuar ish-kryeministrin Nikolla Gruevski dhe ish-presidentin Branko Crvenkovski në vitin 2008.
Në atë kohë po zhvillohej procesi i zgjidhjes së problemit të emrit me Greqinë, dhe Dimitrov sipas Wikileaks është evidentuar si burim i mbrojtur i Ambasadës amerikane.
Ministri Dimitrov dhe autoritetet amerikane nuk kanë reaguar për lajmin e shpërndarë gjerësisht në media.