MENU
klinika

Eksperti: Kalojnë 10 mln udhëtarë

“Rinasi, aeroporti më i madh në 6 vendet e Ballkanit”

18.07.2023 - 21:55

Eksperti i ekonomisë Fatos Çoçoli është shprehur se aeroporti i Rinasit është aeroporti më i madh për 6 vendet e Ballkanit.

I ftuar në Euronews Albania, ai nënvizoi se gjatë vitit në Rinas kalojnë 10 milion pasagjerë.

Sipas tij në vitin 2022 ka pasur rritje që nuk e njohin aeroportet e tjera.

“Turisit i huaj evropian nuk druhet më për të ardhur në Shqipëri. Përveç ajrit, turistët udhëtojnë dhe me autobusë përmes linjave tona publike. Ne pa frikë mund të kemi dhe 7 milion turistë të huaj këtë vit. 2022 ka pasur rritje që nuk e njohin aeroportet e tjera. Viti 2023 ka sërish rritje me 18%. Shumë shpejt mund të kapim një rritje që e mendonim për 2030. 10 milion pasagjerë kalojnë nga Rinasi. Rinasi është aeroporti më i madh për 6 vendet e Ballkanit Perëndimit”- tha ai.