I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar, është pyetur në Kongresin Amerikan nëse do të mund të angazhohet plotësisht që t’i kërkojë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti që ta formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Për këtë u interesua politikani republikan, Tom Kean, kryetar i Nënkomitetit të Dhomës së Përfaqësuesve për Punët e Jashtme për Europën në Kongresin Amerikan, i cili e pyeti Escobarin se a do ta ushtrojë ndaj Kurtit të njëjtin presion si ndaj Beogradit për t’i zbatuar obligimet e dialgout.
“Absolutisht”, u përgjigj Escobar, duke përmendur marrëveshjet e fundit dhe obligimet e të dyja palëve.
“Ne besojmë që të dyja vendet duhet të angazhohen menjëherë në këto aspekte, pa parakushte. Duhet të nisin ta kryejnë pjesën e tyre”, tha Escobar.