MENU
klinika

Urim për detyrën e re

“Faleminderit për mbështetjen”, Balla takon ambasadorin italian

19.07.2023 - 10:58

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla mëngjesin e sotëm ka zhvilluar një takim me ambasadorin italian, Fabrizio Bucci.

Bucci ka uruar Ballën për detyrën e re në krye të Ministrisë. Vetë Balla ka ndarë një foto nga takimi, teksa falenderon ambasadorin për mbështetjen.

“Bashkëpunim të ngushtë dhe strategjik me strukturat ligjzbatuese italiane. Faleminderit Ambasadorit Fabrizio Bucci për mbështetjen”, shkruan Balla në postimin e tij.

Kujtojmë që ministri ditën e djeshme nisi dhe takimet me strukturat e Policisë, ku listoi disa nga prioritet. Nën shoqërinë e drejtorit të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, Balla zhvilloi dje takime me strukturat e policisë së Lezhës dhe Shkodrës.