MENU
klinika

U akuzua për përdhunim dhe humbi 2 vite nga karriera

Benjamin Mendy firmos me klubin e ri

19.07.2023 - 13:16

Benjamin Mendy është rikthyer menjëherë në futboll vetëm pesë ditë pasi u lirua nga akuzat për përdhunim dhe tentativë për përdhunim, me ish-mbrojtësin e Manchester Cityt që iu bashkua klubit francez Lorient.

28-vjeçari u akuzua për kryerjen e sulmeve seksuale ndaj dy grave në rezidencën e tij prej 4 milionë paundëve, vetëm për t’u liruar pas tre orësh diskutimi nga një juri në Gjykatën Chester Crown të ​​premten e kaluar. Mbi të nuk rëndon asnjë akuzë dhe kampioni i botës me Francën në 2018 është gati për aventurën e re në Ligue I.

Në një deklaratë të klubit këtë të mërkurë, skuadra e Ligue 1 konfirmoi se mbrojtësi ka firmosur kontratë dy vjeçare dhe do të veshë fanellën me numrin 5 mbi shpinë.

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin

U dëmtua me Kombëtaren në momentin më të mirë

Muçi mëson sa do të qëndrojë larg fushave të lojës