MENU
klinika

BE pezullon për shkak të korrupsionit 112 mln euro për bujqësinë

Analiza: Skema, si iu dhanë 310 mijë euro indirekt inceneratorit

19.07.2023 - 20:14

Komisioni Europian e ka penalizuar Shqipërinë me bllokimin e fondeve për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural për praktikat e korrupsionit që ka gjetur në programin IPARD II që u zbatua gjatë periudhës 2014-2020, sipas konfirmimeve që u dhanë sot nga Zyra e BE-së në Shqipëri për mediat.

Ngrirja e fondeve përfshin një shumë 112 milionë euro që BE miratoi për IPARD III që do zbatohej gjatë periudhës 2021-2027 (shiko tabelën bashkëngjitur). Me gjithë bashkëfinancimin e qeverisë shqiptare IPARD III përfshinte një shumë prej 146 milionë eurosh, të cilat mund ti mungojnë sektorit më të madh në vend, nëse pezullimi nuk do të jetë i përkohshëm.

Në fondet IPARD III, ishin programuar për disbursuar në Shqipëri 8 milionë euro me 2021, 10 mln euro me 2022, rreth 12 milionë euro këtë vit, 16 mln me 2024, rreth 19 mln të tjera në 2025, teksa 25 milionë ishin programuar me 2026 dhe kësti i fundit 24 mln euro me 2027.

Programi IPARD II i cili u përfshi në një proces hetimi nga OLAF (zyra që heton mashtrimin mer buxhetit të BE-së, korrupsionin dhe keqpërdorimet serioze brenda institucioneve evropiane ) ishte gjithsej 94 milionë euro në total, nga të cilat 71 milonë euro ishin financime të BE. Përgjatë zbatimit të tij nga viti 2014 deri më 2020 u arrit të disbursohen 54,3 milionë euro sipas të dhënave nga Ministria e Bujqësisë.

Fondet e IPARD u shndërruan në një instrument të fuqishëm për mbështetjen e bujqësisë, qeveria shqiptare ofron financime shumë të ulëta për sektorin në krahasim me vendet e rajonit. Mirëpo as përdorimi i këtyre fondeve nuk u shpëtoi praktikave të korrupsionit që janë mjaft të përhapura në vend.

Më herët gjatë vitit 2022, Monitor zbardhi në një skemë të mbështetur në dokumentacion se personat e lidhur me inceneratorin e Tiranës dhe “Integrated Energjy BV SPV” kishin përfituar 310 mijë euro nga fondet r programit IPARD nën masën “Investime në asete fizike të fermave bujqësore”.

Sipas kësaj skeme, personi EB, i cili me prokurë të posaçme noteriale përfaqëson dhe vepron në emër të incerneratorit të Tiranës, “Integrated Energjy BV SPV” me të drejtë firmë në të gjitha dokumentet e shoqërisë, ka përfituar 310 mijë euro nga fondet e programit IPARD nën masën “Investime në asete fizike të fermave bujqësore”, në emër të kompanisë së tij E B person fizik për të investuar në sera në një tokë në Sharrë që e ka blerë nga koncesionari.

Shiko skemën e plotë në link:

Dokumentet, Inceneratori i Tiranës merr indirekt 310 mijë euro nga fondet e IPARD, ja skema

Asistenca iPA iII (2021-27)

Asistenca iPA iII (2021-27) për zhvillimin rural do të kontribuojë në arritjen e 4 objektivave të mëposhtëm:

1- Rritja e konkurrencës së sektorit agro-ushqimor , duke e përafruar atë në mënyrë progresive me standardet e BE-së (veterinari, sigurinë ushqimore dhe fitosanitare), dhe duke përmirësuar efikasitetin dhe qëndrueshmërinë e prodhimit në fermë.

2- Të lehtësojë zhvillimin e biznesit, rritjen dhe punësimin në zonat rurale , të përmirësojë pozicionin e fermerëve brenda zinxhirit të vlerës dhe të tërheqë fermerët e rinj në bujqësi,

3- Të kontribuojë në zbutjen dhe përshtatjen e ndryshimeve klimatike , të nxisë menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore dhe të kontribuojë në mbrojtjen e mjedisit,

4- Të përmirësojë zhvillimin e komunitetit dhe kapitalin social në zonat rurale dhe të ndërtojë administrata publike moderne për bujqësinë dhe zhvillimin rural, duke respektuar parimet e qeverisjes së mirë.

IPA iII dhe IPARD iII synonin të ndihmonin vendet përfituese që të fillojnë tranzicionin e tyre drejt sistemeve të qëndrueshme ushqimore.

IPARD iII përfshinte një financim rreth 900 milionë euro për të gjitha vendet e Ballkanit përendimor, nga të cilat 122 milionë ishin për Shqipërinë.

Megjithatë, shuma totale e shpenzuar për projektet e financuara nga IPARD do të jetë më e lartë pasi çdo vend përfitues kontribuon gjithashtu në mbështetjen e përgjithshme IPARD duke dhënë kontribut kombëtar (financim publik kombëtar). Përveç kësaj, për shumë nga masat, vetë përfituesit u kërkohet gjithashtu të financojnë një pjesë të kostove të projekteve./MONITOR

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shkaku/ Paralajmërim për përjashtim nga IPARD 3

BE pezullon miliona euro fonde për Shqipërinë!


"Tregojini me votë se duhet të largohen njëherë e mirë"

Rama sulmon opozitën nga Londra dhe u bën thirrjen emigrantëve

"I dërguan ftesë ambadadorit tonë për të marrë pjesë në takimin e tyre, por…"

Rama tregon prapaskenat nga Londra: PD nxit akte antishqiptare në tokë të huaj

"Një grup të vebrish të nxitur nga të verbrit në Tiranë"

Turi me diasporën në Londër/ Rama iu përgjigjet protestuesve

Pse administrata ‘Trump’ nuk do t’i heqë ‘non-gratën’ Berishës

Gjikondi: Taktika e çiftit Meta-Kryemadhi për të shpëtuar pronat e vendosura në mënyrë të paligjshme