MENU
klinika

Data 19, mesazh apo rastësi?

Kronologjia e vrasjes së Lekstakajt dhe dyshimet e lidhjes me vrasjen e Nikulajt

19.07.2023 - 21:54

Nikolin Lekstakaj u ekzekutua me armë zjarri pasditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Ngjarja ndodhi rreth orës 18:30 jashtë një marketi në Balldre, nga ku 42-vjeçari sapo kishte dalë.

Atentatorët dyshohet se e ndoqën viktimën me makinë. Sipas saj gazetares Vera Deda viktima erdhi me makinë, zbriti prej saj dhe u fut në market për të blerë një pije freskuese, që ndodhet ende në vendin e ngjarjes. Atentatorët dyshohet se e prisnin jashtë në parkimin e marketit, brenda në makinë dhe në momentin që 42-vjeçari doli, qëlluan me breshëri plumbash.

Gazetarja Deda thotë se më pas, ata dyshohet se janë larguar me shpejtësi në drejtim të Shkodrës. Identiteti i autorëve të këtij ekzekutimi momentalisht nuk dihet.

Sipas të gjitha të dhënave të deritanishme, shkak për këtë vrasje dyshohet të jetë bërë hasmëria 26-vjeçare mes fisit Lekstakaj dhe Nikulaj. Një hasmëri e nisur për një borxh prej 5 mijë lekësh nga viktima e atentatit të sotëm, në një pikë karburanti.

I fundit që mbeti i vrarë pikërisht për shkak të kësaj hasmërie ishte biznesmeni Ardian Nikulaj. Ai u qëllua për vdekje në lokalin e tij në Shëngjin, 3 muaj më parë.

Përpos gjithë historisë së gjatë mes këtyre dy fiseve, një detaj që duket se shton dyshimet se vrasja e Nikolin Lekstakajt ishte e planifikuar dhe në shenjë hakmarrje për vrasjen e Ardian Nikulajt, është edhe data 19 (Korrik). Kujtojmë se biznesmeni Ardian Nikulaj u vra më 19 Prill.

Nikolin Lekstakaj e kishte ndryshuar mbiemrin në Marku në vitin 2013, ndërsa njihej edhe me nofkën “Toli”. Ai ishte banor i fshatit Balldre dhe jetonte rreth 1 kilometër nga vendi i ngjarjes.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Dyshohet se kanë qenë 2 persona të maskuar…

Vrasja në Lezhë/ Lekstakaj u qëllua me breshëri sapo doli nga marketi