MENU
klinika

Zbardhen detajet e marrëveshjes Shqipëri-Britani

“Çunat e Londrës” do ta bëjnë burgun në Peqin

20.07.2023 - 14:17

Pas 7 muaj negociata të udhëhequra nga ambasadori Britanisë së Madhe Alastair King-Smith dhe Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, qeveria shqiptare miratoi marrëveshjen e tranferimit të burgosurve shqiptarë nga burgjet angleze në ato shqiptare.

Gazetari Top Channel, Muhamed Veliu ka siguruar marrveshjen nga ku qeveria angleze angazhohet të paguajë për çdo ditë burg që të transferuarit do të vuajnë në Shqipëri. Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar (MB) do të sigurojë 5 milionë € gjatë kohëzgjatjes të marrëveshjes. Kjo do të realizohet nëpërmjet një projekti ose projekteve të menaxhuara nga Ambasada Britanike në Tiranë, të cilat do të mbulojnë investime kapitale të tilla si pajisje që mund të përfshijnë, por nuk kufizohen në pajisje rehabilitimi të personave të dënuar, duke përfshirë uorkshope, rinovimin e ambienteve të personave të dënuar, automjete, pajisje sigurie (4 milionë €) dhe ndarje ekspertize dhe trajnim teknik (1 milion €) me Drejtorinë shqiptare të Burgjeve dhe gjyqësorin shqiptar.

Qeveria Britanike do të mbulojë kostot e burgimit për të gjithë kohëzgjatjen e periudhës së burgimit për dënimin, të rënë dakord në momentin e transferimit për personat e dënuar, të transferuar mbrapsht në Shqipëri, duke paguar për cdo ditë burg të tyre 36.50 €.

Ministri shqiptar i Drejtësisë do të miratojë grupe çështjesh që do të shkojnë në gjykatat shqiptare në grup. Transferimet fizike do të bëhen, në masën që është e mundur, në grupe të mëdha për atë grup, pavarësisht faktit se vendimet e gjykatave shqiptare do të merren individualisht me afate të ndryshme.

Pasi të kryhet dorëzimi fizik i grupit, Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar do të paguajë shumën e rënë dakord për çdo të burgosur në atë grup. Grupi i radhës do të miratohet nga Ministri shqiptar i Drejtësisë vetëm pasi të jetë kryer pagesa për të burgosurit e transferuar në grupin e mëparshëm.

Gazetari Top Channel, Muhamed Veliu në një lidhje ditekte për edicionin e lajme të orës 12:00 raportoi se kjo marrëveshje pritet të firmoset nga të dyja palët në Shtator ose nga kryeministrat Edi Rama dhe Rishi Sunak ose nga ministri britanik i Drejtësisë Alex Chalk me homologun shqiptarë Ulsi Manja./TopChannel