20.07.2023 - 14:22
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka takuar presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiç, me të cilin ka thënë se janë dakorduar për rëndësinë që të ndërmerren hapa për depërshkallëizmin e situatës në veri të Kosovës.
Këtë takim, diplomati sllovak e ka quajtur të dobishëm.
“Kisha një takim të dobishëm me Aleksander Vuçiç, pas takimit të sotëm të kryenegociatorëve. Ne u dakorduam për rëndësinë që urgjentisht të ndërmerren hapa për të depërshkallëzuar situatën në veri të Kosovës dhe për të bërë përparim të shpejtë në normalizimin e marrëdhënieve”, ka shkruar Lajçak, në Twitter.
/KosovaPress/
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Vuçiç pas takimit me Lajçak
“Jam i shqetësuar për situatën në veri”
"Mos e humbni autobusin"
‘Hapi i dytë’, thirrje për marrëveshje në takimin e Ohrit
Gazeta gjermane