MENU
klinika

Tërheqja e Rusisë nga marrëveshja

Çmimet e drithërave shkojnë në “stratosferë”

20.07.2023 - 17:37

Çmimet e drithërave janë rritur në mënyrë drastike në tregjet globale pasi Rusia njoftoi se do të mbyllë atë që është cilësuar si korridori i grurit.

Moska u tërhoq nga marrëveshja e ndërmjetësuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara që siguronte kalimin e sigurt të anijeve të ngarkuara me grurë në Detin e Zi. Dhe, tashmë, Rusia ka paralajmëruar se anijet me drithë do të konsiderohen si objektiva të mundshëm ushtarake.

Në tre netët e fundit, Rusia ka bombarduar godinat në të cilat Ukraina ruan grurin në Odesa dhe në qytete të tjera.

Çmimet e grurit në bursat europiane u rritën me 8.2% të mërkurën nga një ditë më parë duke shkuar në 253.75 dollarë për ton. Ndërsa, çmimi i misrit u rrit me 5.4%.

Më herët presidenti rus, Vladimir Putin deklaroi se do t’i kthehej menjëherë në marrëveshjes ndërkombëtare të grurit nëse kërkesat e tij plotësoheshin.

Ato përfshijnë heqjen e sanksioneve mbi shitjet e grurit dhe plehrave ruse dhe rilidhjen e bankës bujqësore të Rusisë me një sistem global pagese.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Si mund të realizohet operacioni i eksportimit

A do të ulë çmimet marrëveshja e grurit Rusi – Ukrainë?

Financial Times/ Jo vetëm ‘naftë dhe kallashnikov’

Rusia po mbjell farën e “diplomacisë së grurit”